Ja rëndësia e eklipsit diellor që do shihet të premten

Një pastor dhe autor i shumë shkrimeve ka paralajmëruar botën për rëndësinë e eklipsit diellor të premten.

Ai pretendon se kjo mund të jetë një mesazh nga Zoti, si dhe një shenjë për Fundin e Botës.

Pastori Mark Blitz ka thënë se koha dhe vendi nga ku eklipsi do të jetë i dukshëm kanë një kuptim të rëndësishëm, transmeton Telegrafi.

Blitz ka cituar një traditë çifute në të cilat eklipset konsiderohen si paralajmërime të Perëndisë ndaj johebrenjve, si dhe shenjë e “gjykimit mbi kombet”.

“Kur shikojmë se si do të shfaqet errësira, do të jetë në vendet veriore evropiane si Anglia dhe Suedia, ku ne shohim rritjen e islamit dhe ndjenjat anti-izraelite”, citohet të ketë thënë Blitz në një artikull të botuar në World Net Daily (WD).

Pastori gjithashtu e sheh kohën e eklipsit diellor si të rëndësishme, sepse kjo ndodh vetëm dy javë para se Hëna (e tretë) e Përgjakshme, që pritet të ndodhë më 4 prill, në festën çifute të Pashkëve./ Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button