fbpx

Bruce Willis mbush 60 vjeç

“Tashmë më duhet më shumë kohë për t’u ngritur pas xhirimit të dyluftimeve, ndoshta marr më shumë grushte”.

Bruce Willis është një “i fortë” dhe si të gjithë të fortët nuk pranon dot faktin që kalimi i viteve mund të ketë pasoja në performancat e tij profesionale.

Pikërisht sot aktori mbush 60 vjeç, por pavarësisht kësaj moshe atij nuk i mungon sharmi, duke pasur parasysh faktin se 5 majin e vitit të kaluar u bë baba për herë të pestë nga marrëdhëniea me bashkëshorten e dytë, Emma Heming-Willis.

Vajza e parë e çiftit lindi në vitin 2012, ndërkohë që aktori ka edhe tre vajza të tjera me ish-bashkëshorten e tij Demi Moore.

“Këtë herë jam më i pranishëm, si baba e kam fjalën. Në këtë moshë ndjej më shumë përgjegjësi”, thotë 60-vjeçari.

Edhe pse shprehet krenar për edukimin që u ka përcjellë të bijave, Willis nuk e fsheh dëshirën për të pasur një djalë. “Të kesh një djalë të rinohet jeta”, thotë ai. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button