Samsung sjell Galaxy S6 dhe S6 Edge me ari 24 karat

Goldgenie, kompania për larjen në ar të pajisjeve elektronike dhe telefonave inteligjentë, ka krijuar së fundmi një version të larë me ar të Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge.

Telefonat inteligjentë Galaxy do të jenë të disponueshëm në ar 24 karat, platin dhe ari ngjyrë rozë.

Sigurisht që Samsung Galaxy S6 i larë në ar 24 karat do të kushtojë pak shtrenjtë, pritet që Goldgenie do ta shesë këtë pajisje rreth 2,457 dollarë.

Pritet që kompania britanike do të fillojë të tregtojë këto pajisje tek konsumatorët pas dy ose tre javësh pasi të hidhen në treg telefonat inteligjentë origjinal.

Lajme të ngjashme

Back to top button