Zaev: Keni durim edhe “Monstrës” do t’i vije radha (VIDEO)

Lidhur me pyetjen nga Portalb, se kur mund të kemi materiale për rastin “Monstra”, Zaev tha se gjithçka ka kohen e vetë, momentin e vetë dhe se gjithçka që posedon çdo bisedë çdo mesazh që hedh dritë mbi të vërtetën do të publikohet.

Lidhur me deklarimet e Menduh Thaçit, për hyrjen në qeveri, Zaev shprehu dyshimet nëse mund të flitet më për qeveri legjitime. Sa i përket kësaj, Zaev tha se nuk dëshiron ët komentoj individ të partive politike, por të gjithë e panë se kush ishte Menduh Thaçi.

Zaev tha se Qeveria mundohet të kapet për kashte. “ Ne do të publikojmë deri në fund. Prokurori nëse mendon për ndonjë monitoring si rasti “Monstrum” për këtë nuk do të pajtohemi. Duhet ti largojnë kthetrat nga gjyqësia për të arritur drejtësinë. Pas një kohe të gjatë në Maqedoni duhet të vijë drejtësia”, tha Zaev.

“Kemi involvuar urdhër dhënës direkt në të gjitha këto veprime. Zaev nuk mund të komentojë nëse njerëzit që përmenden në këto biseda kanë mbrojtje apo jo. Zaevi është mbrojtës i së drejtës së Maqedonisë. Ka shumë njerëz që janë administratorë dhe ekzekutues me urdhër. Sot dhashë mesazhin që të paraqiten si paraqitës të kriminalitetit që ua mundëson Ligji”, tha Zaev.

Zaev tha se gjithçka që kemi do të prezantojmë.” Pa marrë parasysh se për çfarë bëhet fjalë. Shkojmë me planin tonë që të arrijë tek qytetarët. Publikojm lajmë shikuese për Maqedonisë, por kjo do të jetë në të mirë të Maqedonisë. Në të ardhmen çdo kush do të duhet të mendojë për gjera të tilla”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button