Juniorët e Shkëndijës fitojnë Metalurgun (Video)

Juniorët e Shkëndijës kanë pësuar disfatë 1:0 nga Metalurgu në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë për të rinj, e zhvilluar të mërkurën në stadiumin në lagjen ‘Zhelezarë’ të Shkupit.

‘Kuqezinjtë’ nuk sollën përformansën e pritur në terenin e keq të Metalurgut, duke lejuar që vendasit të dominojnë dhe në fund të marrin fitoren. Metalurgu pati disa gjysmëraste që nuk rezultuan me gol, ndërsa momenti vendimatar ndodhi në minutën e 20-të kur gabon mbrojtësi i djathtë i Shkëndijës, Faton Abazi, ndërsa Vllatko Stojanovski shënoi gol të bukur për epërsi 1:0 që në fund u tregua të jetë rezultati përfundimtar i kësaj përballje. Shkëndija nuk arriti të kthehet në lojë, kështu që ndeshjen e kthimit në Tetovë e pret me negativë prej një goli. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button