Çka ka të re te Vesa Luma?

Vetëm pak ditë më parë këngëtarja kosovare Vesa Luma promovoi albumin e ri me titull “Pop Cult”, i cili përmban 11 këngë.

Ndërsa sot Vesa pritet të sjellë “I Ndaluar” një baladë me një video mjaft interesante siç ka premtuar vetë ajo.

Pjesët e klipit janë xhiruar në Shkup, ndërkohë pritet që kënga ti sjellë sukses këngëtares bukuroshe.

Albumin e ri Vesa e ka përshkruar si një epokë të re të muzikës pop shqiptare dhe një reflektim dashurie.

I dashuri i saj Big Basta është dhe krijuesi i shtatë prej këngëve të albumit.

Lajme të ngjashme

Back to top button