fbpx

Gruevski – Doll: Opozita të kthehet në parlament

Kryeministri, Nikolla Gruevski, sot paradite realizoi takim me njeriun e parë të Partisë më të madhe Popullore Evropiane (EPP), Zhozef Doll, i cili i tha mbështetje të fuqishme Republikës së Maqedonisë dhe shfaqi pritje për kthimin e opozitës së Maqedonisë në Kuvend.

Gjithashtu, Doll në takim ka shprehur vullnet personalisht të angazhohet për mbështetjen dhe për ta ndihmuar Republikën e Maqedonisë në zhvillimin e integrimeve të saj evropiane.

“Në takimin e sotëm me kryetarin e grupacionit më të fuqishëm politik në Bashkimin Evropian, e informova Dollin për gjendjet në Republikën e Maqedonisë, duke i përfshirë edhe gjendjet aktuale lidhur me rastin “Puç” dhe detajet rreth tij. Ai me kujdes ka dëgjuar dhe ka pyetur për disa detaje të caktuara dhe ka shprehur interes të madh. Mendimi i tij është se opozita maqedonase duhet të kthehet në Parlament dhe atje të zgjidhen punët”, theksoi kryeministri Gruevski në deklaratën për MIA-­n pas takimit.

Sipas kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, Zhozef Doll ka ndërmarrë përgjegjësi edhe më tej ta ndjek rastin prej afër, për t’u informuar dhe nëse është e nevojshme edhe personalisht të ndihmojë në të ardhmen. Për momentin, Nikolla Gruevski merr pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane, në të cilin krahas tij ndodhen edhe shefat e partive dhe liderët politik të së djathtës evropiane, në mesin e të cilëve edhe kryetarët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Zhan­Klod Junker.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button