Trajnim tek një punëdhënës i njohur mundësi për 1.000 persona të papunësuar

Personat e papunësuar dhe kompanitë e interesuara prej nesër do të mund të aplikojnë për Trajnim tek punëdhënës i njohur, masë me të cilën këtë vit do të përfshihen 1.000 persona, për realizimin e së cilës janë siguruar 22 milionë e 600 mijë denarë në buxhetin e Agjencisë për Punësim përmes programit IPA, respektivisht dy granteve për Agjencinë për Punësim.

Trajnimi do të zgjasë tre muaj, periudhë, për të cilën të papunët do të marrin nga 6.200 denarë në muaj, ndërsa kompania e cila do t’i trajnojë nga 1.399 denarë për person në muaj ose më së tepërmi deri në 25 mijë denarë. Pas trajnimit punëdhënësit janë të detyruar në punë të mbajnë 50 për qind të personave, të cilët janë trajnuar edhe atë në periudhë prej së paku një viti. Nëse trajnimin e vizitojnë pranuesit e asistencës sociale ata do të vazhdojnë ta realizojnë këtë të drejtë gjatë kohëzgjatjes së saj.

Nëse bëhet fjalë për persona që janë nën moshën 29 vjeçare dhe kalojnë këtë trajnim, punëdhënësi do të mund të konsiderojë edhe në lirimin e pagesës së kontributeve gjatë vitit të parë të punësimit.

“Trajnimi do të realizohet në kusgte reale pune në vendet e punës tek kompanitë private, të cilat do të aplikojnë për shfrytëzimin e kësaj mase, me ç’rast, personat e papunë do të kenë mundësi për trajnim në vendin e punës në periudhë prej tre muajve për çka do të marrin nga 6.200 denarë në muaj së bashku me sigurimin gjatë lëndimit në punë. Kompanitë private do të marrin kompensim financiar në vlerë deri në 250.00 denarë. Edhe për kompanitë private është mundësi e shkëlqyer t’i trajnojnë personat e papunësuar, të cilët dëshirojnë t’i punësojnë dhe 50 për qind prej tyre t’i mbajnë në punë”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov në prezantimin e masës. Ai informoi se vitin e kaluar me këtë masë janë përfshirë 596 persona, nga të cilët për momentin janë punësuar gjithsej 305, të cilët para kësaj mase kanë qenë të papunë. Shtoi se risia këtë vit është ajo që Agjencia për Punësim e vendos edhe sistemin meil për informim të kompanive private.

Drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë konsideron se kjo masë gjatë viteve të kaluara ka dhënë rezultate shumë të mira. Në dobi të kësaj ai theksoi se përmes saj deri më tani gjithsej janë lidhur 7046 kontrata për trajnime. Prej tyre, tha Popovski, të punësuar kanë qenë 5.034 persona, ndërsa ende punojnë 4.471 persona.

Lajme të ngjashme

Back to top button