Sela: Do formojmë parti të re politike

Ziadin sela thotë për Utrinski Vesnik se Menduh Thaci ndikimi i tij politik do të kanalizohet përmes një partie të re politike.

“Nëse e humbim rastin në gjyq me të cilin kërkojmë që Thaçi t’i kthejë vulat e PDSH-së tek anëtarësia e vërtetë, atëherë do të fillojmë kongres të ri ku do të vendosim që të themi edhe ndonjë fjalë në emër të PDSH-së, me çka pastaj do të formojmë parti politike tjetër ”, thotë Ziadin Sela, dy ditë para kongresit paralel që sipas tij, do të tregojë se 80 % të anëtarëve të PDSH-së i janë bashkuar Selës.

Kongresi do të mbahet me moton “Rruga e Arbenit”, duke aluduar se reformimi i PDSH-së i udhëhequr nga ai është rruga e vetme drejt qëllimit të Arben Xhaferit.

Ziadin Sela ka folur edhe për bisedimet e PDSH që të hyje në qeveri me VMRO-në, ku thotë kështu: “Thaçi nëse dëshiron të hyjë në qeveri, le të hyjë. Ky nuk objektivi im kryesor. Ne nuk duam që me çdo çmim të jemi pjesë e pushtetit. Por vetëm nëse pranohen kërkesat nga platforma jonë politike të cilët do ta zyrtarizojmë në kongresin fund javor” ka thënë Sela.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Edhe pse e dimë se PDSH-ja që moti është e uzurpuar nga Menduh Thaci, por antarsia e PDSH nuk duhet të dorzohet dhe vazhdojnë rrugën e liderit të pavdekshëm Arbër Xhaferit , prandaj lëvizja për reforma në PDSH duhet të vazhdojë aktivitetin, pamar parasyesh pengesat që mund ti ketë, nga Thaci ,sepse e vërteta do të del në shesh PDSH doli si frakcion i PPD e kjo tash kthehet si bumerang. Menduhi u kyq në politik fal autoritetit të liderit të ndjerë se përndryshe askush as që e njihte.

Back to top button