Ahmeti i konfirmon ambasadorit Orav: ” Do ta sjellë Hajredin Kuçin në Shkup”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë  Aivo Orav, Ambasador i Bashkimit Evropian në  Maqedoni.  Ambasadori Orav shprehu shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me  situatën e krijuar midis Maqedonisë dhe Kosovës pas bllokadave të 
ndërsjella midis dy vendeve si dhe u interesua për vizitën e Kryetarit  Ahmeti në Athinë si dhe për zhvillimet vendore politike.

Kryetari Ahmeti njoftoi Ambasadorin Orav që mbrëmë ka zhvilluar një  bisedë me Zëvendës  Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hajredin  Kuçi, me të cilin kanë  rënë dakord që kjo situatë duhet të tejkalohet sa  më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve  dhe mallrave. Pas bisedave të djeshme dhe të sotme të  Ahmeti  me  Kuçin, ai të do të vizitoj nesër Shkupin dhe  do të zhvillojë takime në Qeverinë e Maqedonisë për ta tejkaluar këtë situatë.

Në lidhje me zhvillimet tjera, Kryetari Ahmeti foli rreth vizitës së  tij në Athinë dhe takimet me Zëvendës kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm grek, Venizelos si dhe me Ministrin e Mbrojtjes, Avramopulos. 
Greqia tregoi gatishmëri për ta ndihmuar integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por për ta bërë këtë kërkon të zgjidhet çështja e emrit. Çdo  vonesë me zgjidhjen e emrit ka pasoja për vendin dhe rajon sepse çdo stagnim sjell pasiguri dhe regres. Kryetari Ahmeti, apeloi deri tek Brukseli zyrtar që të angazhohet më tepër sepse Maqedonia gjendet para zgjidhjes së dy rrugëve, integrimit në BE dhe NATO ose izolimit.

Kryetari Ahmeti, theksoi që komuniteti ndërkombëtar duhet të angazhohet bashkërisht me ne në ruajtjen e vlerave të arritura bashkë sepse ato po rrezikohen me mos integrimin e vendit në NATO dhe BE. 
Kryetari Ahmeti mirëpriti arritjen e marrëveshjes në komisionin hetimor  për ngjarjet e 24 dhjetorit duke theksuar shpresën që gjëra të tilla  mos të ndodhin më. Bashkëbiseduesit gjithashtu folën për çështjet që 
ndërlidhen me lirinë e mediave, sundimit e ligjit, korupcionin, etj,

Lajme të ngjashme

Back to top button