Gruevski, në një far mënyre, e përkrah Zaevin në publikimin e inçizimeve

„Spiun është nëse një punë të mirë e bën të keqe. Nëse dikush bën punë të këqija në grup, e dikush nuk hesht. Kjo gjë nuk është spiunim. Duhet të tregojë. Kjo është pricipiele, të tregohet”. Kjo, sipas kryeministrit Nikolla Gruevski është definicioni i spiunit që ai ja tregon deputetes Silvana Boneva në një nga bisedat e publikuara nga opozita transmeton Portalb.

Sipas këtij definicioni, ai sikur e mbështet liderin e opozitës Zoran Zaev, në publikimin e inçizimeve, sepse, sipas Gruevskit, kjo nuk është spiunim, por: princip!

Më tej në bisedë, ku Gruevski i flet Bonevës për komitetin e VMRO-së në Kumanovë dhe për atë se si atje mbrohen ndërmjet veti, pa marrë parasysh se ato bëjnë punë të këqija, Gruevski thotë: “Spiunimi dhe principi janë në konflikt në këtë situatë. Nuk mund të jesh principiel, ndërsa në ndërkohë të mbrosh një grup çfarëdo që ka bërë ai. Nëse për çfarëdo çmimi ti bëhesh pjesë e këtij grupi, kjo nuk është princip! Atëherë nuk ka principe”, thotë Gruevski, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button