Angelov bën thirrje për protestë para RTVM-së të shtunën

Kreu i Partisë “Dinjiteti” Stojance Angelov bëri edhe një thirrje për protestë ditën e shtunë, përpara RTVM­së.

Ai proteston me kërkesën që RTVM të publikojë bisedat e përgjuara dhe të mos marrë parasysh deklaratën e Prokurorisë Publike, e cila u kërkoi medieve mospublikimin e materialeve, për shkak se “ato mund të jenë objekt i procedurave penale”.

“Ndalesa e RTVM­së për emetimin e bisedave është mbrojtja e regjimit dhe unë besoj se për disa ditë do ta rrëzojmë atë. Në momentin kur do të hiqet ky vendim, kryeredaktori Goran Petreski është i detyruar të fillojë menjëherë me publikimin e bombave”, tha Angelov.

Mbrëmë para ndërtesës së RTVM-së në përkrahje të Angelovit kanë dalë edhe aktorët sinoliçka Trpkovska, Petar Arsovski, Ana Kostova dhe Sofija Kunovska.

Lajme të ngjashme

Back to top button