Mjekët kërkojnë vendosjen e participimit dhe rritje të kapitiacionit

Rritja e kapitiacionit në 50 denarë dhe vendosja në hyrje te mjeku amë, apo participim. Këto janë kërkesat kryesore të mjekëve amë në bisedimet me Fondin për sigurim shëndetësorë në Maqedoni për aneksin e ri.

Nga Shoqata e Mjekëve të Maqedonisë informojnë anëtarësinë se aneks versioni i ofruar në atë mënyrë siç është, nuk është i pranueshëm.

Përveç kapitacionit dhe pagesës së kontrolleve, nga Shoqata kërkojnë edhe rritje të buxhetit për ordinancat specialistike. Gjithashtu kërkohet që politika ndëshkuese të kushtojë sa një rrogë mesatare apo fikse, 200 deri 400 euro.

Nga Shoqata gjatë periudhës së kaluar dy herë kanë kërkuar vendosjen e participimit te mjeku amë. Nga Ministria kanë hedhur poshtë këtë kërkesë të mjekëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button