“Bomba” e 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

“Bomba “ e 12 e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev shpalos proceset e montuara gjyqësore shpalos proceset e montuara gjyqësore mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Biseda mes ministres së brendshme Gordana Jankullovska, shefit të intelegjencës Sasho Mijallkov, gruas së ish ministrit të drejtësisë Filimena Manevska.

Në bisedë mes Manevskës dhe djalit të axhës së Gruevskit dëgjohet si ata bëjnë plane për ta bërë për vete një gjykatëse për një rast.

Një bisedë tregon se kryeministri Nikolla Gruevski porosit ta dijë saktë kur do të ketë konkurs për gjykatës.
Në bisedën e Jankullovskës me Mijallkovin dëgjohet si ata i përzgjedhin gjyqtarët sipas merakut të tyre.

Jankullovska flet me Mijallkov ku diskutohet Blerim Bexheti si ka kërkuar shërbim nga Mijallkov.

Jankullovska mban një fletore me lista të gjykatësve dhe i referon Mijallkovit, kush çfarë punon dhe si e bëjnë punën a punojnë sipas direktivave të tyre.

Në bisedë mes Jankullovskës dhe ish Prokurorit publik, Lupço Shvërgovski dëgjohet si ky i fundit kërkon ndihmë nga Jankullovska të intervenojë te ish ministri i drejtësisë, kuadër i BDI Blerim Bexheti. Kjo i thotë që do ta lut Bexhetin ta mbarojë këtë punë.

Blerim Bexheti në bisedë me Musa Xhaferrin bisedojnë për zgjedhjen e prokurorëve për ti liruar një vend VMRO-së, një vend që i takon BDI-së.

Blerim Bexheti pranon që tani më i ka dhënë VMRO-së dy vende të prokurorisë që i takojnë BDI-së.

Xhaferi i thotë që të kërkojnë diçka kompensim për këto tre vende që ia kanë dhënë VMRO-së.

Bexheti dhe Xhaferri bisedojnë për ta kompensuar këtë vend që Blerimi ia jep VMRO-së. Blerimi kërkon që t’ia lëshojnë vendin VMRO-së sepse sipas tij “qenka vend i rëndësishëm” për VMRO.

Blerimi kërkon që t’ia lëshojnë vendin VMRO-së sepse sipas tij “qenka vend i rëndësishëm” për VMRO. Ata dy kërkojnë person që do të vjen në vend të Suzana Saliut.

Blerim Bexheti i sugjeron një person Veli Vedat sepse ky i paska ndihmuar atij ta bllokojnë me Bandenter, PDSH-në.

Musa thotë mirë. Ata merren vesh që të hapet konkurs i ri për të pranuar më pas njerëz “të tyre”.

Në bisedë mes Jankullovskës dhe ministrit të financave Zoran Stavreski dëgjohet si ata bëjnë plane për tu hakmarrë një personit që i pengon Stavreskit.

Mijallkov në stilin e tij mafioz ka të drejtën për të zgjedhur gjykatës. Ai i paraqitet një femre Sofija Laliçiç shoqes së tij se e ka punësuar si gjykatëse. Ai këtë e praktikon edhe me një femër tjetër.

LSDM konferencën për shtyp të radhës e mban në Shkup, ku do të publikohet “bomba” numër 12-të nga lideri kësaj partie Zoran Zaev. Konferenca fillon në ora 14.30 dhe mund ta ndiqni drejpërsëdrejti në Portalb.

LEXO MË SHUMË

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Bomba e 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

Lajme të ngjashme

Back to top button