fbpx

Gjuha shqipe, gjuhë zyrtare në një spital publik në New York (Foto)

Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.

Në spitalet amerikane, përveç faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), spitali publik “Jacobi Medical Center” në Bronks të Nju Jorkut, përdor gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet e orientimit në spital.

Ja se çfarë shkruan profesor Gjokë Gojçaj, i cili ka publikuar këto fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali: “Një shembull demokracie dhe qytetërimi amerikan… Gjuha shqipe, gjuhë e tretë zyrtare në këtë spital”.

Siç mund të vihet re edhe nga këto foto, udhëzimet e këtij spitali janë në gjuhën angleze, spanjolle dhe shqipe. Gjithashtu, udhëzimet përmbajnë edhe alfabetin Braille (për personat që kanë humbur shikimin). /illyria

spitali

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Me vjen mir qe ne ket spital flitet gjuha shqipe dhe me knaqesi do doja te jem pjes e stafit te keti spitali

Back to top button