Inspektorati shtetëror javën e kaluar ka kryer 780 kontrolle për 1 javë

Inspektorati shtetëror i tregut gjatë javës së kaluar ka kryer 780 kontrolle sipas ligjeve për tregti, aktivitete hotelierike, metrologji, aktivitete të zejtarisë, mbrojtje nga pirja e duhanit, mbrojtje të konsumatorëve, për akciza, paketim dhe mbeturina nga paketimet, prodhime ndërtimore, aktivitete turistike, si dhe sigurinë e prodhimeve.

Pjesa më e madhe e kontrolleve sipas Ligjit për tregti te 378 subjekte, te 90 sipas Ligjit për aktivitete hotelierike, sipas Ligjit për metrologji te 39 subjekte, sipas Ligjit për aktivitete të zejtarisë te 38 subjekte, sipas Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit te 60 subjekte, sipas Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve te 66 subjekte, sipas Ligjit për shoqata tregtare te 10 subjekte, sipas Ligjit për akciza te 6 subjekte, sipas Ligjit për paketim dhe mbeturina nga paketimi te 4 subjekte dhe sipas ligjit për prodhime ndërtimore te 3 subjekte dhe sipas Ligjit për siguri të prodhimeve te 16 subjekte.

Kontrollet janë kryer në Ohër, Gostivar, Manastir, Kumanovë, Strumicë, Shtip, Strugë dhe Tetovë.

Në Gostivar janë dhënë dy urdhra pagesore në vlerë prej 3.400 euro, është shqiptuar dënim mandatar në vlerë prej 36.900 denarë dhe është paguar gjobë në vlerë prej 6.170 denarësh. Në Kumanovë është shqiptuar dënim mandatar sipas Ligjit për aktivitete hotelierike në vlerë prej 123.000 denarësh, për personin juridik dhe 30.750 denarësh për personin përgjegjës në personin juridik, janë dhënë 2 urdhra pagesore në vlerë prej 12.300 denarësh, ndalesë e përkohshme prej 30 ditësh sipas Ligjit për tregti, prej 10 ditësh për shkak të shkeljes së orarit të punës dhe nga 7 ditë sipas Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit. Në Gostivar është konfiksuar edhe mall në vlerë prej 5.900 denarësh sipas Ligjit për tregti.

Në Strugë ka një vendim për ndalesë në afat prej 30 ditësh dhe një dënim mandatar sipas ligjit për tregti në vlerë prej 36.900 denarësh dhe në Tetovë dy urdhër pagesa në vlerë prej 12.300 denarësh, gjithsej 24.600 denarë dhe një vendim për ndalesë prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button