Alarm për bombë te shkolla “Petro Nini Luarasi”, arrestohet 17-vjeçari dhe dy shokë të tij

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një 17-vjeçar, që dyshohet si personi që përhapi panik, duke sinjalizuar policinë për lëndë eksplozive, që në fund rezultoi fals.

ATSH-ja duke iu referuar burimeve policore njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi E. V, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapje e Informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit”, si edhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G.K, 17 vjeç dhe F.Ç., për “Moskallëzim krimi”.

Dje rreth orës 10:50 u mor njoftim se në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, ngjitur me murin rrethues u gjet një çantë ku brenda saj dyshohej se kishte lëndë eksplozive. Pas verifikimeve rezultoi se ishte një alarm fals. Gjatë hetimeve dhe punës operative rezultoi se çanta e gjetur në trotuarin ngjitur me murin e shkollës “Petro Nini Luarasi” në rrugën “Sami Frashëri” ishte vendosur dhe njoftuar vetë nga shtetasi E. V., 17 vjeç.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprën penale “Përhapje e Informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftim i rremë në organet e rendit” parashikuar nga nenet 267 dhe 272 të Kodit Penal në ngarkim të të arrestuarit E. V., dhe “Moskallzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve G.K dhe F. Ç. Policia e Tiranës është duke punuar intensivisht për evidentimin dhe arrestimin e autorëve për të gjitha rastet e alarmeve fals të ndodhura ditët e fundit, të cilat kanë për qëllim përhapjen e panikut
tek qytetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button