Mirjana Maleska: shqiptarët një komb i emancipuar

Një komb i emancipuar”, kështu i quajti shqiptarët profesorja Mirjana Maleska, pas marrjes së çmimit “Promotor i vlerave shqiptare”, gjatë natës së vlerave “Milingona e Artë”.

Mirjana Malevska
Mirjana Malevska

Është e rrallë që intelektualë maqedonas të shprehin mirënjohje të lartë për arritjet shqiptare por dhe kritikë që ato nuk njihen shumë nga maqedonasit. Profesorja universitare në një prononcim ka thënë se arritjet shqiptare do të duhet të prezantohen më shumë para opinionit maqedonas. Maleska është ndër profesorët e parë maqedonas që përkrahën idenë e hapjes së Universitetit të Evropës Juglindore dhe që atëherë ajo promovon kulturën dhe vlerat shqiptare. Në një intervistë për televizionin Telma, ajo tha se puna e saj e kishte ndihmuar që të njohë më shumë shqiptarët, por arritjet e tyre, që prezantojnë Maqedoninë në botë, do të duhej të njihen nga të gjithë. Më pas ajo shtoi “Është krijuar një elitë kulturore shqiptare me të cilën secili në këtë shoqëri mund të krenohet”. “Milingona e Artë” është një mundësi e mirë për të parë gjithë ato suksese të shqiptarëve të Maqedonisë”.

Profesorja Maleska, çmimin “Promotor i vlerave shqiptare” e konsideron si çmim të karrierës sepse është çmimi i pare në jetë që ajo merr. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve, ajo u shfaq e përlotur dhe pati një fjalim emocionues, në të cilin tha se “shqiptarët treguan se dinë të vlerësojnë dhe ky është karakter njerëzor i madh por dhe karakter i kombit shqiptar, një komb i emancipuar”.

Maleska pikërisht për eksperiencën e saj me studentët shqiptarë, këtë çmim të rëndësishëm ua përkushtoi studentëve duke i përmendur një nga një dhe krijoi moment emocionues. Në linkun e më poshtë mund të ndiqni fjalimin e saj

Lajme të ngjashme

Back to top button