Osmani: Funksionarët e BDI-së nuk kanë kurrfarë lidhshmërie me rastin Monstra

“Rasti Monstra është shumë sensitiv dhe ne çdo herë kemi bërë thirrje për transparencë edhe me inkuadrimin e bashkësisë ndërkombëtare për shkak se ky proces është zhvilluar në mënyrë jo transparente”, thotë zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani për televizionin “24 Vesti”.

Osmani thotë se nëse ka material të tilla të cilët mund të jenë autentike për rastin “Monstra atëherë shërbim më të madh i bënë BDI-së sepse kjo parti është shënjestër e spekulimeve të ndryshme edhe unë vetë nga disa deklarata të ndryshme.

Osmani thotë se me këtë proces jo transparent gjyqësia ka humbur kredibilitetin…”, ka thënë tutje zëdhënësi i BDI-së

“Mund të garantoj se funksionarët e BDI nuk kanë kurrfarë lidhshmërie me rastin Monstra, vetëm se nevojitet të menaxhohet dhe të mos eskalojnë tensionet ndëretnike dhe të shpërthej ai mllef nga dyja anët”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, BDI është e interesuar të del në dritë e vërteta, pikërisht për këtë është kërkuar përfshirja e FBI-së, ekspertë ndërkombëtarë dhe procesi gjyqësor të transmetohet drejtpërdrejtë si gjykimet në Hagë”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Si nuk keni ore djal i ri!? Po Ju jeni qeveria. Ju jenibpushteti dhe ju ndani te njejtat pergjegjesi me Vmro. SIipas teje i bjen qe Marsianet i kane fajet….

Back to top button