Interi kërkon mrekullinë në “Giuseppe Meazza”

Interi sonte do ta kërkojë përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë ndaj Wolfsburgut, kur në Milano do ta luajë ndeshjen e kthimit të së tetës së finales së Ligës së Europës. Ekipi i Mancinit ka humbur në duelin e parë në Gjermani me rezultat 1:3 dhe do ta kërkojnë të bëjnë mrekullinë në “Giuseppe Meazza”, edhe pse nuk do të mundë të llogarisin në shërbimet e Xherdan Shaqirit, i cili pësoi tërheqje muskulore në fundjavë.

Duel tjetër shumë interesant ështe përballja e dy ekipeve italiane, Roma – Fiorentina, pasi loja e parë kishte përfunduar baras, 1:1. Ndërsa Torino i Migjen Bashës e pret Zenitin në shtëpi.

Sonte do të zhvillohen edhe disa ndeshje tjera interesante, në kërkim të çerekfinales së garës së dytë më të rëndësishëm në futbollin evropian.
Ja dhe duelet: 
Dinamo Moska – Napoli (18:00)
Dynamo Kiev – Everton (19:00)
Roma – Fiorentina (19:00)
Ajax – Dnipro (21:05)
Beshiktash – Club Brugge (21:05)
Inter – Wolfsburg (21:05)
Sevilla – Villareal (21:05)
Torino – Zenit St. Petersburg (21:05)

Lajme të ngjashme

Back to top button