fbpx

Forum biznesi Maqedoni -Turqi në Shkup

Pesëmbëdhjetë kompani nga rajoni i Bashiskele, një nga rajonet më të zhvilluara industriale në Turqi, sot në forumin e biznesit në Shkup do të vendosin kontakte afariste me kompanitë të Maqedonisë të veprimtarive të ndryshme.

Në forumin e biznesit, të organizuar nga Oda ekonomike e Maqedonisë, do të ketë takime kokë më kokë mes kompanive nga fusha e ndërtimtarisë dhe industrisë ndërtimore, përpunimit të xhamit, industrisë së prodhimit të metalit, industrisë kimike, tregtisë, shërbimeve juridike. Kompanitë turke të pranishme në Shkup janë anëtarë të Asociacionit joqeveritar të biznesit Bashsaid nga Koxhaeli, e cila merr pjesë me 6 për qind të BPV­-së turke. Në Koxhaeli realizohen edhe 13 për qind nga shkëmbimi i përgjithshëm tregtar i jashtëm i Turqisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button