Khelaifi e dëshiron Pogban me çdo kusht

Nasser Al Khelaifi, sheiku i PSG-së e ka bërë të qartë se Paul Pogba do të jetë i PSG-së. Bosi nga Katari thuhet se ka patur në Monaco një takim me agjentit e futbollistit dhe se i ka bërë me dije atij se Pogba do të jetë i PSG-së.

Khelaifi ka kërkuar nga agjenti i Pogbas që pikërisht ai të jetë personi i parë që të nisë bisedimet me Pogban pas vendimit për tu larguar nga Juventusi.
60 milion euro thuhet se do të jetë vlera e shitjes të Pogbas nga Juve te PSG, ndërsa ylli francez do të jetë një nga lojtarët më të paguar në botë.

Lajme të ngjashme

Back to top button