Përleshje dhe të arrestuar gjatë protestave në Ankara dhe Stamboll

Natën e kaluar në Ankara dhe Stamboll ka pasur përleshje midis policisë dhe pjesëmarrësve në protestat e organizuara për shkak të vdekjes së protestuesit të ri, Ahmet Atakan gjatë protestave të pardjeshme në qytetin Hataj në Turqinë jugore, njoftuan mediat turke.

Televizioni CNN-Turk njoftoi se 12 persona, të cilët kanë protestuar për shkak të vdekjes së Atakan, janë arrestuar gjatë natës në Ankara.

Grupe të protestuesve kanë ndezur kontejnerët për mbeturina, me të cilat kanë dashur ta pengojnë qarkullimin nëpër rrugët dhe bulevardet e kryeqytetit. Policia trazirave u është përgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës.

Protestat e organizuara përmes rrjeteve sociale, mbrëmë u grumbulluan edhe në sheshin “Taksim” të Stambollit, që ta shënojnë vdekjen e 22-vjeçarit Atakan, i cili u plagos rëndë në protestën e organizuar në Hataj, kundër planeve të autoriteteve për prerjen e drunjve, dhe më vonë vdiq në spital.
Policia e bllokoi lëvizjen nëpër shesh dhe ndërmori masa kundër pesëdhjetë protestuesve. 

Tensionet midis policisë dhe protestuesve në sheshin “Taksim” dhe rrugët përreth vazhduan gjatë tërë natës, ndërsa një numër i madh protestuesve janë arrestuar. 

Sipas policisë, 22-vjeçari Atakan ka vdekur pasi është rrëzuar nga çatia e një blloku banesor, ndërsa sipas familjarëve dhe miqve të tij, ai është goditur nga granata me gaz lotsjellës, ndërsa më pas është goditur nga një transportues policor. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button