Barcelona e fortë për Cityn (Video)

Barcelona ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë kampionin e Anglisë, Manchester City, me rezultat 1:0,për të kaluar në çerekfinale ë Ligës së Kampionëve.
Katalanët, fitore kanë regjistruar edhe në ndeshjen e parë në Etihad Stadium, me rezultat 1:2.
Në Camp nou, Barcelona regjistroi një paraqitje të mirë, duke krijuar shumë raste të shënimit, por ishte portieri Joe Hart, që ishte në ditën më të mirë.
Goli i vetëm i ndeshjes, u shënua në minutën e 31’, nga Ivan Rakitic, që pranoi një asistim të Messit.
City pati një mundësi të artë për të barazuar, kur Aguero dështoi të shënoi nga penalltia, në minutën e 78’.

Lajme të ngjashme

Back to top button