Juventus edhe një herë më e mirë se Borussia (Video)

Me lehtë se si është pritur, Juventusi është kualifikuar për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti 0:3 Dortmundin, në Signal Iduna Park. Ndeshja e parë në Itali, i pati takuar skuadrës së Allegrit, me rezultat 2:1.
Skuadra kampione e Italisë, u tregua shumë më e vendosur se të përzgjedhurit e Jurgen Klopp, duke fituar në një stadium të vështirë, siç është ky i Dortmundit.

Heroi i Juves në këtë fitore, ishte sulmuesi Carlos Tevez, që shënoi dy gola, dhe bëri një asistim.
Tevez golin e parë e gjeti që në minutën e 3’, ndërsa me rezultat 0:1, përfundoi pjesa e parë.
Dy golat e tjerë, erdhën në pjesën e dytë. Morata në minutën e 70’, dyfishoi epërsinë, ndërsa Tevez në minutën e 79’, trefishoi rezultatin, për një fitore të madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button