fbpx

Nëna përpiqet të kalojë foshnjën në aeroport në çantën e shpinës

Një nënë e dëshpëruar u përpoq ta kalonte postbllokun e sigurisë në aeroport me foshnjën e saj dy muajshe të futur në një çantë shpine.

Ngjarja ka ndodhur ne aeroportin e Papua, Guinea e Re, ku nëna beqare, Jennifer Pavolaurea, 25 vjeçe ishte detyruar që ta fuste fëmijën e saj në një çantë shpine pasi nuk kishte mundur të siguronte dokumentet e emigracionit për të në mënyrë që të largohej nga vendi.

Foshnja dy muajshe u zbulua nga stafi i aeroportit ‘Ninoy Aquino’, të cilët mbetën të shokuar nga ajo që panë gjatë kontrollit me rreze X. Gruaja u mor në pyetje nga personeli i sigurisë së aeroportit dhe pranoi se mungesa e dokumenteve për të birin e mitur e kishte detyruar të shkonte deri në veprimin ekstrem. Pas proceduarve, gruaja u la të kalonte bashkë me foshnjën dhe ndaj saj nuk u ngrit asnjë akuzë.

nena

Lajme të ngjashme

Back to top button