SHBA, të shtëna në Arizona, 4 të plagosur

Të paktën 4 persona janë qëlluar me armë zjarri në një periferi të Feniskit, në Arizona të Shteteve të Bashkuara.

Një zyrtar i policisë lokale deklaroi se personi i armatosur nuk është gjetur ende, ndërsa e cilësoi gjendjen si shumë të rrezikshme.

Detektivi Esteban Flores deklaroi se forcat e policisë janë n kërkim të një mashkulli të bardhë, në të 40-at e që ka një tatuazh në qafë.

Lokalitete të ndryshme janë izoluar nga policia, e cila po ndihmohet nga kolegët e komuniteteve përreth. Disa nga personat e qëlluar janë plagosur në një restorant dhe të tjerat në një hotel.

Policia u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, ndërsa ka komunikuar se qitësi po vepron i vetëm.

Departamenti i Sigurisë Publike në Arizona ka angazhuar edhe skuadrat speciale SWAT dhe qen të stërvitur të policisë në gjuetinë për kapjen e të kërkuarit.

Detektivi Flores tha gjithashtu se numri i viktimave mund të rritet dhe shtoi se të paktën një nga personat ka marrë plagë serioze për jetën.

Edhe në kolegji i lokalitetit ku ka ndodhur ngjarja është izoluar dhe studentëve u është kërkuar që të qëndrojnë në ambjentet e brendshme.

Në një mesazh të publikuar në faqen e tij të internetit thuhet: “Mos iu afroni kampusit. Nëse jeni në kampus, ju lutem të procedoni drejt lokalitetit më të sigurt”.

Edhe guvernatori i Arizonës është vënë në lëvizje, duke urdhër agjencitë shtetërore që të asistojnë atutoritetet lokale. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button