Policia mësyn Lazaratin pas përplasjes me armë

Forcat speciale të policisë shqiptare ndërhynë në Lazarat gjatë ditës së sotme pasi një makinë me targa të rreme nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndalur dhe hapi zjarr me armë të ndryshme. Policia u vu në kërkim të katër personave të armatosur që dyshohet se gjendeshin në makinë në fjalë natën mes 17 dhe 18 marsit 2015, raporton Reporter.al.

Policia kreu kontrolle nëpër fshatin e njohur si vend problematik në të shkuarën për kultivim kanabisi dhe si strehë e personave të kërkuar nga policia. Këto janë fotot nga operacioni i sotëm i policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button