USHT nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me mbi 20 kompani të sektorit privat

Universiteti Shtetëror i Tetovës sot nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me mbi 20 kompani të sektorit privat në vendin tonë. Rektori i USHT-së, Vullnet Ameti theksoi se USHT gjithmonë ka qenë i gatshëm për të forcuar bashkëpunimin me sektorin privat.
USHT KOMPANITE (5)

“Kam kënaqësinë që para jush dhe mbarë opinionit të konfirmoj për të satën herë me radhë gatishmërinë tonë institucionale për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit me sektorin privat që vepron në vendin tonë. Në frymën të këtij përcaktimi serioz, Universiteti Shtetëror i Tetovës nënshkroi sot marrëveshje për bashkëpunim me ndërmarrjet më prestigjioze në vendin tonë, siç janë: Agjencia për përkrahjen e ndërmarrjeve, Euro Macedonian Knowledge and Innovation Center, Knowledge Center, Agjencia ESA, Hotel Diplomat, Frigo Tehnika, Dauti Komerc, Restorant Arra, Arbëria Design, Abi Inox, Molika, Industriski Ladilnik dhe Les Komerc, Korab Mermer, Caseificio Cesarina – Fejzi, Rehau, Vitamin Aga, Tullana dhe Maxit”, tha rektori i USHT-së, Ameti.

USHT KOMPANITE (6)
“Marrëveshjet e lartpërmendura parashikojnë realizimin e disa aktiviteteve të ndërsjella, siç janë: Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, si seminare, konferenca, workshop-punëtorive dhe të ngjashme; realizimin e projekteve të përbashkëta nga sfera ekonomike dhe financiare, organizimin e trajnimit të punëtorëve të ndërmarrjes në menaxhment, marketing dhe financa; informim për funksionimin e konkurseve, për qasje në fondet financiare për përkrahjen e ndërmarrjeve;  organizimin e konsultimeve profesionale, për qasje drejt burimeve financiare ndërkombëtare, me interes për ndërmarrjen; krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme mes institucioneve tona dhe forma të tjera të bashkëpunimit, që institucionet do t’i përcaktojnë së bashku. Ndërmarrjet do t’i sigurojnë universitetit mundësinë e kryerjes së punës praktike të studentëve, në hapësirat e këtyre ndërmarrjeve”, u shpreh mes tjerash rektori i Ameti.USHT KOMPANITE (2)
Po ashtu, në pres konferencën e sotme për media që mbajti rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti njoftoi se me vendim të Senatit të USHT-së ditë më parë është themeluar edhe Qendra për Marrëdhënie dhe Ndërlidhje me Bizneset.USHT KOMPANITE (3)

 

 

 

 

 

 

 

 

Në emër të Kompanive që nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tetovës foli pronari i kompanisë Dauti Komerc, Xhemali Dauti. “Dua ta falënderoj USHT-në, Rektoratin dhe Rektorin, Prof. dr. Vullnet Ameti për ftesën dhe iniciativën që ka ndërmarrë, që ne të jemi pjesëmarrës në aktivitete të përbashkëta mes kompanive tona dhe USHT-së. Ky memorandum i bashkëpunimit bëhet për së dyti herë me kompanitë tona, shpresojmë se në të ardhmen ky bashkëpunim do të avancohet, me që nuk ka munguar edhe deri tash. Bashkëpunimi me USHT-në është hap i qëlluar, ndoshta pak me vonesë, por edhe hapja e Qendrës për Bashkëpunim dhe Ndërlidhje me Bizneset është një hap shumë i qëllua”, deklaroi Xhemali Dauti.

USHT KOMPANITE (4)

Pas nënshkrimit të memorandumeve për bashkëpunim mes USHT-së dhe kompanive nga vendi u bë edhe promovimi i Qendrës për Bashkëpunim dhe Ndërlidhje me Bizneset. Drejtuesja e kësaj qendre, Vjollca Hasani vuri në dukje se me hapjen e kësaj qendre, sot po jetësojmë idenë dhe qëllimin e mirë të një institucioni të lartë dhe me vlera, për të përkrahur ndërmarrjet në rajonin tonë.

Drejtori i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderez Kuçi tha se kjo qendër është ajo e cila i duhet biznesit dhe i duhet zhvillimit të vet mendimit ekonomik të studentëve rreth çështjeve të cilat direkt do t’i prekin problemet, duke iu rrekur në mënyrë praktike dhe sigurisht me këtë ato nesër do të jenë studentë të përgatitur, për të cilët do të vrapojë dhe do të ketë nevojë çdo afarist.

Njëherit, nga Qendra për Marrëdhënie dhe Ndërlidhje me Bizneset e USHT-së i kanë ftuar të gjithë pronarët dhe menaxherët e ndërmarrjeve që janë të interesuar të përfitojnë nga këto programe që të bëhen pjesë e Qendrës për Marrëdhënie dhe Ndërlidhje me Bizneset dhe Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button