Njerëzit me syze janë më të zgjuar?

Është vërtetuar shkencërisht se ata që mbajnë syze optike janë më të zgjuar, por edhe më profesionistë.
Për të gjithë ju që keni mbajtur syze optike dhe jeni tallur për këtë, qesh mirë kush qesh i fundit. Këtë herë, jeni ju ata që qeshni të fundit!

Sipas një studimi të ri, njerëzit që mbajnë syze optike janë më të prirur për të patur shkollim më të lartë se pjesa tjetër e popullsisë.

Studiuesit e Universitetit Mjekësor në Mainz, Gjermani, kryen studimin e parë të bazuar në shikimin e popullatës dhe zbuluan se 53% e të diplomuarve nëpër kolegjet gjermane vuanin nga miopia (pamundësia për të shquar qartë objektet që janë larg).

Duke bërë krahasimin, vetëm 24% e atyre që kishin lënë kolegjin vuanin nga i njëjti problem me sytë.
Sipas një tjetër studimi, shkruan Anabel, ata që mbajnë syze, jo vetëm që duken më të zgjuar, por edhe më profesionistë.

Lajme të ngjashme

Back to top button