Sonte prehen biletat e fundit të çerekfinalistëve

Mbrëmja e sotme e Champions League do të ofrojë 2 përballje interesante, atë mes Dortmundit dhe Juventusit në Gjermani, si dhe atë mes Barcelonës dhe Manchester City në Spanjë.

Ndeshjet e para të këtyre çifteve kanë përfunduar me të njëjtin rezultat, 2-1, në favor të skuadrës italiane dhe asaj spanjolle.

Duke qenë se ekipi i Allegrit është shumë pranë titullit të 4-t kampion në Serie A, kalimi i këtij turi në Champions është shndërruar tashmë në qëllimin kryesor të klubit. Por, loja e zhvilluar dhe goli i Dortmundit në “Juventus Stadium” ka lënë të hapur çdo gjë për 90 minutat e kthimit.

Barcelona, ndërkohë, do ta ketë pak më të thjeshtë, për shkak të fitores dhe 2 golave të shënuar në fushë kundërshtare. Dyshimi i vetëm i trajnerit të Barcelonës, në lidhje me formacionin bazë, është se cili mes Bartra dhe Mathieu do të jetë në qendër të mbrotjes, ndërkohë që për “Cityzens” mungojnë Clichy dhe Jovetiç, të pezulluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button