Abdilaqim Ademi takoi Ambasadorin e Amerikës Baily

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot realizoi takim me Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Jess L. Baily.

Në këtë takim të pare, ministri Ademi uroi ambasadorin Baily për emërimin e tij si Ambasador i SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë duke potencuar se bashkëpunimi në mes Ambasadës së SHBA dhe MASH do të vazhdojë edhe në të ardhmen me aktivitete dhe projekte në sferën e arsimit.

Ministri Ademi e informoi ambasadorin e SHBA-së, Baily për funksionimin e sistemin arsimor në vend, për reformat kyçe që realizohen dhe do të realizohen në të ardhmen në drejtim të përmirësimit të sistemit arsimor.

Ai falënderoi ambasadorin për mbështetjen që jep SHBA në realizimin e projekteve dhe programeve të ndryshme që është frytë i bashkëpunimit të mirë, duke potencuar  programin Fullbrajt, program ky që realizohet me sukses. Gjithashtu ai theksoi që programet që realizohen nëpërmjet USAID dhe Korpusit të paqes do të vazhdojnë të finansohen, sepse arsimi konsiderohet si fushë ku investohet për të ardhmen e vendit.

Ambasadori Jess Baily përsëriti qëndrimin se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë në sferën e arsimit, përkatësisht nëpërmjet realizimit të programeve të ndryshme me qëllim të përmirësimit sistemit arsimor dhe ndërtimit të një sistemi më bashkëkohor.

Lajme të ngjashme

Back to top button