Renova i shënoi gol Rabotniçkit

Në ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, dueli Rabotniçki – Renova ka arsyetuar epitetin e derbit. Kampioni aktual i Maqedonisë si dhe fituesi i Kupës së Maqedonisë Rabotniçki kishte epërsi prej 2 golave. Fillimisht shënoi nga penaltia Vujiç në minutën e 32-të, ndërsa në pjesën e dytë Altiparmakovski ngriti epërsinë në 2:0, Izair Emini përsëri u tregua si shpëtimtar i Renovës, duke shënuar në minutën e 64-të

Në duelin tjetër u takuan Teteksi dhe Tunrova, e cila gjithashtu përfundoi me rezultat identik sikurse Rabotnicki – Renova 2-1 . Dy herë shënoi Jovanovski në minuta e 42 dhe 47 , ndërsa për Turnovën në minutën e 65’Mutafçiski. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button