Ivanoviç: Bashkohuni ju serbë, meqë shqiptarët janë përçarë

Lideri i iniciativës qytetare SDP Oliver Ivanoviç ka deklaruar se serbët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar. Në një deklaratë për “tanjug”, ai ka vlerësuar se situata aktuale politike te shqiptarët është e vështirë dhe shumë problematike dhe se përçarja total e shqiptarëve mund të shkaktojë edhe pengesa në kuptimin politik.

Ivanoviç ka vlerësuar se “situata ekonomike te shqiptarët nuk po përmirësohet, se qeveria aktuale nuk ka program ekonomik por vetëm një grumbull frazash, se shqiptarët vetëm flasin për njohje të reja e askush nuk jep zgjidhje për situatën e rrezikshme ekonomike e cila mund të rezultojë me trazira sociale”.

Ai ka shfaqur frikën se pakënaqësia e shqiptarëve mund të kthehet kundër serbëve.

Ivanoviç është shprehur edhe kundër formimit të ushtrisë së Kosovës duke e “qarë” hallin e buxhetit të vogël të Kosovës.

Oliver Ivanoviç gjendet në burg si i dyshimtë për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button