fbpx

Putini i afrohet Erdoganit, bisedojnë për “Rrjedhën turke”

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë diskutuar për projektin e gazit “Rrjedha turke”.

Kremlini ka bërë të ditur se dy liderët kanë biseduar në telefon të martën.

I përballur me kundërshtime nga Bashkimi Evropian, Putin ka njoftuar më 1 dhjetor se Rusia ka hequr dorë nga “Rrjedha e Jugut” – një tubacion i propozuar për dërgimin e gazit rus përmes Detit të Zi në Evropë.

Kremlini tani shpreson të ndërtojë tubacionin “Rrjedha turke” në kufirin Turqi-Greqi deri në fund të vitit 2016.

Por, zyrtarët turq kanë paralajmëruar se planet ruse nuk mund të avancojnë aq shpejt. / Lajmi

Lajme të ngjashme

Back to top button