Jankullovska – Todorov, kamuflojnë incidentet e shkaktuara nga VMRO gjatë zgjedhjeve

LSDM-ja publikoi sot bisedën mes ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankullovska dhe Nikolla Todorovit, ku diskutojnë për mënyrën se si t’i prezantojnë zgjedhjet në Strumic, me apo pa incidente.

Më pas Jankullovska në bisedë me Zoran Stavreskin pranon se gjuajtjen me pistoletë nga ushtari i tyre partiak, respektivisht buri i drejtoreshës së burgut të Strumicës e kanë inskenuar sit ë ishte pistoletë me gaz.

Gordana Jankullovska dëgjohet duke pyetur Todorovin se me çfarë prononcimesh të dalin për zgjedhjet sepse sipas saj realisht ka pasur më shumë problem se në rrethin e parë. Ajo i sqaron atij se e ka shtyrë konferencën për shtyp. Jankullovska shtronë hallin se si të mbulojë gjestin e një anëtari të tyre i cili ka gjuajtur me pistoletë në ajër. Nikolla Todorov gjatë bisedës shpreh vokabularin e tij të pista me sharje dhe fyerje.

Më pas Jankullovska konsultohet edhe me Zoran Stavreskin ndërkohë që i tregon për shumë parregullsi që ka pasur gjatë zgjedhjeve. Jankullovska i tregon Stavreskit se në Srumic një anëtarë i tyre ka gjuajtur me pistoletë dhe i tregon për variantin që duhet ta mbulojnë se goja ka gjuajtur me pistoletë gazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button