Nurhan Izairi- Qeveria fajtore, unë jam me popullin, të mbyllet Jugohromi

Ministria  e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor organizoi një debat të hapur me qytetarë dhe Organizata Joqeveritare lidhur me ndotjen e ambientit jetësor. Ministri Nurhan Izairi  tha se qëllimi i këtij debati është që të shpërndajnë informacion si dhe nëpërmjet dialogut të dëgjojmë sugjerimet e qytetarëve dhe OJQ-vë lidhur me masat mbrojtëse prej ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.

“Ne OJQ-të dhe qytetarët i shohim si partner dhe prandaj pikëpamjet idetë dhe sugjerimet e tyre janë të mirëseardhura pasi që qëllimi i të gjithëve është që të kemi një ambient më të pasur”, tha Izairi.

Nesim Velia nga Qendra për Zhvillim Ekologjik “Ideali”, në Tetovë, theksoi nevojën e bashkëpunimit të ngushtë mes OJQ-ve dhe institucioneve shtetërore në mbrojtjen e ajrit.

“Ne presim në këtë debat që të shprehim interesin e madh në mbrojtjen e ambientit jetësor dhe kisha apeluar që edhe  institucionet qeveritare dhe të pushtetit lokal  që më tepër të tregojnë interes në mbrojtjen e ambientit jetësor. Të kemi bashkëpunim të mirëfilltë mes OJQ-ve dhe institucioneve shtetërore me qëllim që aksionet të jenë më të mëdha  dhe të ketë rezultate më të mëdha. Ne shohim çdo dit si po ndoten lumenjtë, dhe ujërat. Kjo gjendje duhet të zbutet. Shkaktar për ndotjen e ajrit sidomos për Tetovën janë ndërmarrjet, gjegjësisht Jugohromi, si dhe djegiet e maleve pyjeve dhe kullosat”, Velia, transmeton Portalb.

Disa nga aktivitet e OJQ-ve parashtruan pytje lidhur me vizitën e ndërmarrjeve të cilat janë ndotësit më të mëdhenj të ajrit, si dhe kërkuan përgjigje lidhur me atë se si do të zgjidhet ky problem.

Ministri Iziari theksoi se për zgjidhjen e problemit të ndërmarrjeve është më se e nevojshme edhe kyçja e qeverisjes lokale pasi që për këtë çështje kërkohet një qasje më serioze.

“Dihet se Jugohromi është ndotësi më i madh, jo vetëm Tetovën, por ai po ndot edhe Shkupin, por vendosjen e filtrave Qeveria ishte ajo që prolongoj mbylljen për gjashtë muaj dhe ne jemi duke përcjell punën e tyre dhe bëhen kontrolle nga Inspektorati i Mjedisit Jetësor. Unë mund të them se deri më tani që kanë kaluar 4 muaj e gjysmë nga prolongimi, unë nuk kam parë asnjë projekt apo marrëveshje të arritur sa i përket filtrave, ata ende nuk kanë dorëzuar asgjë. Ndota është një problem serioz dhe kërkohet kyçje e të gjitha palëve si lokale ashtu edhe qeveritare. Pa kyçen e të gjithëve ky problem nuk mund të zgjidhet”, tha Izairi, transmeton Portalb.

OJQ Eco Guerilla prezantoi disa të dhëna sa i përket ndotjes së ajrit në Tetovë dhe pyetën Ministrin Izairi se çka do të ndodhë që nëse edhe pas prolongimit 6 mujor Jugohrom nuk vendos filtra. Madje ata theksuan se burime brenda Jugohrimit theksojnë se edhe kushtet në të cilat punojnë punëtorët janë të mjerueshme.

Izairi theksoi se është në dijeni për rrezikun që përçon Jugohrimi dhe shprehet se është në anën e popullit dhe se edhe dikasteri i tij kishte këmbëngulur mbylljen e tij.

“Unë jam me ju dhe e di se rrezikohen punëtorët nga ndotja, e di sa rrezikohemi ne dhe ju, dhe për këtë arsye ishim këmbëngulës që afati i vendosjes së filtrave të mos prolongohet por të mbyllet puna. Por siç e dini kjo u vendos në Qeveri ne anë të votave dhe u vendos që të prolongohet. E ceka edhe më herët që kanë kaluar 4 muaj e gjysmë dhe asgjë nuk është bërë nuk shohim asnjë lëvizje dhe dyshojmë se për një muaj e gjysmë do të arrihet ndonjë projekt apo marrëveshje për filtrat po na mbetet të presim dhe të shohim çka do të prezantojnë”, tha Izairi, transmeton Portalb.

Ai theksoi se gjithashtu ajri në masë të madhe ndotet edhe nga makinat si dhe nga ngrohtoret, dhe se në të ardhmen gjithashtu do të prodhohen aparate të cilat do tu vendosen makinave që nuk kanë eurostandard me qëllim që të behët mbrojtja e ajrit nga ndotja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. E zoti ministër a e dini kur jeni me popullin, kur u vjen puna ngusht kët që e thoni tani është deshë ta thoni dhe ta jepshi dorëheqjen qysh kur u mbajtën protestat. kur u kërkua dorëheqja juaj.Ky arsyetimi juaj nuk vlen më se kjo qeveri e ka humbur legjimitetin dhe tash është duke i numruar ditët.

Back to top button