Ushtarët profesionist mbesin pa status të zgjidhur, Ligji nuk plotëson kërkesat

Nga plotësimi i Ligjit shërbim në ARM sipas të cilit ata ushtarët që kanë mbushur 45 vjet mund të marrin vendime punë, kanë përfituar vetëm një numër i vogël i ushtarëve profesionist.

Nga Sindikata e Pavarur e Ushtarëve thonë se vetëm 57 ushtarë kanë marrë vendime pune, kurse 100 të tjerë kanë mbetur me status të pazgjidhur.

“Dëshirojmë t’ju tregojmë se ende ka ushtarë profesionist statusi i të cilëve nuk është zgjidhur, d.m.th janë punësuar vetëm një e treta e numrit të përgjithshëm. Kemi dorëzuar një kërkesë me shkrim deri tek Sektori për Resurse Njerëzore, me të gjithë emrat dhe mbiemrat e ushtarëve të cilët ende nuk janë përfshirë me ligjin e ri. Agjenda jonë thotë kështu, o të gjithë, o asnjëri, edhe pse mendojmë se kjo asnjëri nuk guxon të ndodh, por mbetemi në qëndrimin se të gjithë ushtarët profesionist që plotësojnë kushtet të përfshihen nga ky ligj”, deklaroi Marjanço Gurbanski, kryetar i trupit koordinues i Ushtarëve Profesionistë.

Plotësimi i Ligjit për Shërbim në ARM parasheh që të gjithë ushtarët profesionist që plotësojnë kushtet, të mbeten në shërbim, përkatësisht të marrin vendime pune.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button