Nxënësit në Tetovë protestojnë kundër provimit të detyrueshëm të matematikës

Disa qindra nxënës të shkollave të mesme kanë marshuar në qendrën e Tetovës n shenjë proteste kundër maturës shtetërore dhe testimit ekstern. Në protestë kanë dalë nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “*shtatori”, gjimnazi “Kiril Pejçinoviq”, shkolla bujqësore si dhe shkolla  e mesme e mjekësisë si dhe një numër i nxënësve nga shkolla e mesme tekstile dhe e muzikës.

3331 (Custom)

Nxënësit ankohen për presione nga profesorët të cilët u ndalojnë që të shkojnë në protesta duke u munduar që t’i bindin se kjo nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve.

1112 (Custom)

“Ne jemi kundër ligjeve të këqija në arsim dhe kundër provimit të detyrueshëm të matematikës. Vlerësojmë se jo çdo nxënës ka mundësi që ta përvetësojë matematikën dhe ajo nuk është e rëndësishme për të gjitha drejtimet dhe fakultetet”, thotë Plenumi I nxënësve – Tetovë.

2221 (Custom)

Lajme të ngjashme

Back to top button