Makina ‘Braj’ nga shteti për fëmijët me shikim të dëmtuar

Shkolla shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” sot nga shteti morën 30 makina të Brajit, të cilat do t’i përdorin fëmijët me shikim të dëmtuar të cilët mësojnë në shkollë apo të cilët qëndrojnë në Qendrën ditore e cila është në përbërje të kësaj shkolle.

“Këto makina do të vihen në funksion për nevojat e këtyre fëmijëve. Të gjithë fëmijët të cilët qëndrojnë në Qendrën ditore për fëmijë me shikim të dëmtuar dhe të cilët mësojnë në shkollë, ndërsa nuk kanë makina të Brajit për të shkruar në shtëpitë e tyre, do të mund t’i çojnë në shtëpi me qëllim që të mund ta përvetësojnë teknikën e të shkruarit me alfabetin e Brajit edhe në kushte shtëpiake. Pjesa tjetër e makinave do të jetë në dispozicion të kësaj Qendre ditore dhe të shkollës”, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Dime Spasov.

Lajme të ngjashme

Back to top button