LSDM paditi kryetarin e Manastirit: kërkoi transport të nxënësve me çmime dhjetëfish më të larta

LSDM dega Manastir, sot parashtroi padi penale kundër kryetarit të komunës së Manastirit, Vladimir Taleski për shkak të marrëveshjes për transport të nxënësve me çmime dhjetëfish më të larta nga çmimet e lejuara me ligj. LSDM bazohet në bisedat e dala nga përgjimet ku ministrja e brendshme Gordana Jankullovska në bisedë me ministrin e financave Zoran Stavreski pranojnë krimet e Taleskit.

“Sot LSDM deri te Prokuroria Publike në Manastir, ngriti padi penale kundër kryetarit të Manastirit, Vladimir
Taleski. Padia penale del nga bisedat e përgjuara midis ministrit të financave me ministren e punëve të
brendshme”, tha Vasko Kovaçevski, kryetari i LSDM-së dega Manastir.

Lajme të ngjashme

Back to top button