KH: Nxënësit, shënjestra e dhunës dhe presioneve për të penguar protestat

Vetëm një ditë para fillimit të protestës së nxënësve të shkollave të mesme  në disa qytete të Maqedonisë, u hodhën pamfletet me përmbajtje që kishin për qëllim të dekurajojnë nxënësit që të shprehin mendimin e tyre.

Komiteti i Helsinkit dënon këtë akt dhe konsideron se përmbajtja e pamfleteve tregon tendencën perfide që të shfrytëzohet situate momentale politike për të defokuasuar vëmendjen e nxënësve të shkollave të mesme.

Deri te Komitetit i Helsinkit janë drejtuar dhe nxënësit nga Resnja të cilët janë shënjestra dhunës dhe presioneve dhe përpjekjeve për blerje.

Njëkohësisht Komiteti i dënon ashpër pamfletet që i pengojnë gjimnazistët që të dalin në protestën e nesërme që do të mbahet në Shkup.

“Me siguri se pamfletet janë në formën e propagandës negative e cila përmes pushtetit përcillet në opinion për të ashtuquajtur armiq të brendshëm të Maqedonisë siç janë fondacionet ndërkombëtare, organizatat joqeveritare dhe përfaqësuesit e partive opozitare. Përmbajtja e matrialit propagandues është në favor që të shfrytëzohet kriza momentale politike dhe të defokusohet paknaqësia e gjimnazsitëve”­thuhet mes tjerash nga Komiteti I Helsinkut për të drejtat e njeriut në Shkup.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button