Kongresi i VMRO-DPMNE-së në maj, Gruevski aduti kryesor pa kundër kandidat

Kryesia e VMRO- DPMNE-së   konfirmoi mbajtjen e kongresit partiak që do të mbahet më 8 dhe 9 maj në Kumanovë.

Utrinski Vesnik transmeton se në këtë Kongres të VMRO-DPMNE-së do të votohet për kryetarin dhe kryesinë e re të partisë.

Në opinion nuk pritet se do të ketë ndonjë ndryshim radikal,  edhe përskaj aferave që po publikon LSDM-ja lidhur me funksionimin e qeverisë së udhëhequr nga Nikolla Gruevski dhe VMRO-ja.

Në Kongresin, sipas të gjitha gjasave kandidati i vetëm për kryetar do të jetë Gruevski. Nëse ndonjë person tjetër dëshiron të kandidohet atëherë ai do të duhet të siguron 30 vota nga 250 delegatët.

Kongresi i fundit i partisë u mbajt 4 vite më parë më 6 mars, që donë të thotë se mandati i Gruevski ka skaduar 12 ditë më pare.

Lajme të ngjashme

Back to top button