Ligji për letërnjoftime i papranueshëm për Partinë turke në Maqedoni

Partia turke e Maqedonisë (THP) është e shqetësuar se nëse miratohet ligji për letërnjoftim në Parlament, atëherë pushteti do të krijoj kushte të volitshme për manipulime.

Sipas kësaj partie me vet faktin se ndryshimet e ligjit do të mundësojnë që në çdo qytet të nxirën letërnjoftime, me këtë shkelen ligjet dhe cenohet kushtetuta e Maqedonisë.

“ Opinioni duhet të di se nëse miratohen ndryshimet ligjore në Parlament në të ardhmen do të ballafaqohemi me mashtrime dhe manipulime gjatë zgjedhjeve. Me këtë ligj do të manipulohet edhe me regjistrimin e popullatës dhe me këtë do të ulet qëllimisht numri i bashkësisë turke në Maqedoni”, thonë nga kjo parti

Lajme të ngjashme

Back to top button