Sheqerinska: Inçizimet treguan se kishim të drejtë për zgjedhjet kriminale

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska në një deklaratë për “Al-Jezzaira Balkans”, ka deklaruar se tashmë është bërë e qartë qasja e LSDM-së para dhe pas zgjedhjeve. Sipas saj zgjedhjet ishin kriminale dhe si të tilla ato janë të pa papranueshme për LSDM-në dhe pikërisht për këtë deputetët e kësaj partie nuk kanë hyrë në parlament.

Ajo gjithashtu ka thënë se dëshmitë e deritanishme që janë publikuar lidhur me zgjedhjet ka dëshmuar se vendimi i tyre për bojkot nuk ka qenë emotive por se kemi dëshiruar t’i vendosim  gjërat në vendin e tyre.

“Ne shpresojmë që ky proces të zgjas edhe në të ardhmen. Se do të jemi edhe ne, politikanët por edhe gjithë qytetarët tjerë të këtij shteti, të cilët do të dëshmojnë se kapacitetit demokratik i Maqedonisë është më i madh sesa ajo që mund të shihet tani kur e mbikëqyrni qeverinë”, ka deklaruar Sheqerinska.

Lajme të ngjashme

Back to top button