Stresi prezenton vëllain (Foto)

Jemi mësuar që shumicën e artistëve t’i dëgjojmë duke quajtur “vëlla” shumë kolegë me të cilët ndajnë kohën dhe pasionet e tyre, por shumë pak dimë për familjet reale. A e dinit që Arkimed Lushaj ka një vëlla?

Shumica do të thonë “Jo”. E në fakt, artisti ka një vëlla biologjik. Ka qenë vetë këngëtari Stresi i cili e ka prezantuar atë duke treguar publikisht: vëllai i tij i vetëm dhe më i madhi i tij quhet Reneo, për të cilin ai ndihet vërtet krenar.

Artisti asnjëherë nuk ka preferuar të zbulojë një person kaq të afërt, duke zgjedhur ta mbajë në hije.

Por, ka shumë gjasa që në këtë moment paksa të vështirë, ku edhe ndodhet larg familjes, mungesa e të afërmve e ka detyruar që të tregojë se cili është vëllai i tij i vërtetë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button