fbpx

Kopenhagë: Të shtëna në një qendër tregtare, dy të plagosur

Të shtëna me armë janë dëgjuar në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Kopenhagenit, këtë të mërkurë, nga të cilat raportohen të kenë mbetur të plagosur 2 persona.

Tabloidi vendas “The Ekstra Bladet” ka bërë të ditur se 2 persona janë shoqëruar nga policia, megjithatë ende nuk është bërë e ditur nëse janë ndaluar përgjegjësit e të shtënave.

“Kemi një prezencë masive këtu, pas kësaj ngjarjeje që ndodhi në parking. Një person është goditur në krah, ndërsa tjetri dyshohet të jetë qëlluar në shpinë”, tha shefi i policisë, Michael Andersen për agjencinë e lajmeve “Ritzau”.

Zyrtarët e policisë së Kopenhagenit nuk kanë konfirmuar ende asnjë detaj mbi këtë ngjarje, për të cilën nuk dihet as motivi, apo nëse mund të konsiderohet si agresion terrorist.

Policia e kryeqytetit është vënë në gjendje gatishmërie që kur ish-i dënuari Omar El-Hussein hyri me forcë në një sinagogë, gjatë një fjalimi për lirinë e shprehjes, duke vrarë 2 persona dhe duke plagosur 5 oficerë policie, gjatë muajit shkurt.

Lajme të ngjashme

Back to top button