Në rast lufte, 38% e qytetarëve do ta mbronin Maqedoninë

Në rast se vendi juaj është në luftë ju çfarë do të bëni. Ka qenë kjo pyetje e hulumtimit të bërë nga “Gallup International”, i cili hulumtim ka treguar se 61 përqind i të anketuarve në 64 vende të botës do të kishin luftuar për të mbrojtur vendin e tyre, ndërkaq 27 përqind nuk do të kishin marrë pjesë në mbrojtjen e vendit të tyre.

Në Maqedoni, 38 përqind e qytetarëve janë treguar të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre, ndërsa kjo përqindje në Evropën Perëndimore është 25 përqind.

Hulumtimi tregon se ka dallim në gatishmërinë e qytetarëve në rajonin tonë për të mbrojtur vendin e tyre. Bullgaria është në shkallën më të ultë me 25 përqind, Serbija 46 përqind, Bosnja dhe Hercegovina 55 përqind, ndërsa për të mbrojtur Kosovën janë deklaruar 58 përqind e të anketuarve, transmeton SHENJA.

E dhënë e interesant është fakti se në nivel global 52 përqind e gjinisë femërore, të përfshirë në anketimin, janë të gatshëm të kyçen në mbrojtjen e vendit të tyre në rast lufte, krahasuar me 67 përqind të gjinisë mashkullore. Në Maqedoni gatishmëria e tillë e gjinisë femërore arrin 33 për qind ndërsa gjinia mashkullore 43 përqind.

Lajme të ngjashme

Back to top button