Shkup, u mbajt dita e Microsoft kushtuar OJQ-ve

Dita e Microsoft kushtuar sektorit të OJQ-ve e cila u mbajt më 17 mars, e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, me mbështetjen e Microsoft, u mundësuan përfaqësuesve të organizatave civile të mësojnë më shumë në lidhje me mundësite për të fituar donacione softuerike nga programi “Microsoft Technology for Good ” për mbështetjen e organizatave civile. Në këtë ngjarje, e cila u mbajt në Hotel Kontinental në Shkup, u shpall për herë të parë edhe mundësia për Microsoft Office 365 për sektorin joqeveritar në Maqedoni, e zbatuar nga ana e Metamorfozis përmes partnerit TechSoup Balkans.

Përmes programit për donacione softuerike Microsoft u mundëson organizatave jofitimprurëse të fitojnë donacione softuerike përmes Microsoft dhe partnerit të tyre TechSoup Global.

Mbahet dita e Microsoft kushtuar OJQ-ve

Hapja e ngjarjes u bë nga ana e drejtorit general të Microsoft Maqedonisë z. Stefan Pllavjanski dhe drejtorit të programeve në Fondacionin Metamorfozis z. Filip Stojanovski.

“Ne jemi të vetëdijshëm se organizatat jofitimprurëse luajnë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në çdo komunitet në mbarë botën. Ne në Microsoft gjithmonë e kemi mirënjohur rëndësinë e punës së organizatave jo-fitimprurëse dhe besojmë se ne mund të ndihmojmë me atë që do e vemë në dispozicion teknologjinë tonë më të fundit për ta. Si pjesë e programeve tona për përgjegjësi shoqërore ne e krijuam iniciativën Technology for Good për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve komplekse sociale dhe shoqërore. Kështu, duke siguruar një teknologji të fuqishme në duart e organizatave joqeveritare, ne besojmë se kjo mund të inkurajojë produktivitetin e tyre, rritjen e efikasitetit, në mënyrë që shërbimet e tyre të bëhen të jenë në dispozicion për komunitetet më të mëdha dhe individët që kanë nevojë për to. Donacione softuerike kemi zbatuar në më shumë se 125 vende në botë në vlerë më shumë se 940 milionë dollarë gjatë vitit të fundit. Në Maqedoni gjatë dy viteve të fundit kemi dhuruar më shumë se 800 licenca, OJQ-ve me vlerë mbi $ 500,000. “- deklaroi Stefan Pllavjanski.

Mbahet dita e Microsoft kushtuar OJQ-ve

“Metamorfozis për herë të dytë me Microsoft organizojnë ditën për bashkëpunim me OJQ-të si pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të ndërtuar kapacitetet e organizatave të shoqërisë civile, në mënyrë për t’i bërë ato më efikase, më të mira dhe më aktive në përmbushjen e misioneve të tyre. Metamorfozis ndihmon ngritjen e kapaciteteve të OJQ-ve përmes shpërndarjes së njohurive përmes trajnimit dhe këshillimit, duke siguruar qasje në njohuri nëpërmjet publikimit dhe duke siguruar qasje në softuer në kuadër të platformës TechSoup Balkans, kjo qasje është në formë të donacioneve softuerike. Në partneritet me Microsoft, Metamorfozis OJQ-ve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria u ofron mundësi për marrjen e softuerëve të licencuar në formë të donacioneve. Platforma mundëson pavarësi më të madhe të OJQ-ve të cilët kanë mundësinë gjatë planifikimit të projekteve, të kërkojnë mjete dhe mbështetje softuerike, duke i marrë parasysh kostot e ulëta të cilat në raste të këtilla janë minimale dhe mund të përfshijnë pagimin e kostove administrative. Si pjesë e platformës, Metamorfozis ofron këshilla të drejtpërdrejta për OJQ-të në ditët e hapura (çdo të premte të dytë), si dhe me kërkesa individuale, kështu që më shumë organizata në Maqedoni të kenë mundësi të përfitojnë nga mundësitë për donacione. “- deklaroi Filip Stojanovski.

Mbahet dita e Microsoft kushtuar OJQ-ve

“Platforma Office 365 tani është në dispozicion për OJQ-të në Maqedoni. Office 365 është një platformë për komunikim dhe bashkëpunim dhe është në dispozicion si donacion për organizatat jo-fitimprurëse dhe për organizatat joqeveritare. Platforma ofron: version online të paketës Office; hapësirë për shkëmbimin e dosjeve; e-mail, kontakte dhe kalendarë të përbashkëta; faqe intranet për bashkëpunim të ekipit; Takime të pakufizuara onlajn, instant mesazhe dhe HD video konferenca nëpërmjet Lync; rrjet social korporativ. Kjo është një investim shumë i rëndësishëm nga ana e Microsoft për të ndihmuar OJQ-të të përqëndrohen në zbatimin e misioneve të tyre në shërbim të komunitet, pa u kujdesur dhe pa investuar në teknologji. “- Tha Vlora Ademi, Business Development Manager –Education, Microsoft

Diskutimin në Twitter në lidhje me ngjarjen mund ta shikoni përmes hashtagut: #msngoMK

Mbahet dita e Microsoft kushtuar OJQ-ve

Lajme të ngjashme

Back to top button