Koncert me violinçelë dhe piano në Shkup

Qendra Informative Kulturore – Shkup informon se në Sallonin 19:19 , sot me 18 mars, me fillim në orën 20:00 do të mbahet recital nga Bledar Zajmi, violinçelë dhe Ertrita Ibrahimi, piano. Në koncert do të ekzekutohen veprat nga: Beethoven, Janáček, Dvořák, Sokoli, Grieg, Martinů.

Violonçelisti Bledar Zajmi, ka lindur në Tiranë, me 1973, dhe aktualisht është spale – koncertmaester në Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Pragës, në Republikën Çeke. Ka një karrierë artistike në 3 kontinente, në mbi 30 vende të botës, me mbi 15 CD solo dhe muzikë dhome, me nje repertor te gjerë artistik që nga muzika e stilit barok deri tek ajo kontemporane.

Bledar Zajmi luan një instrument francez nga “Mirecourt”. Etrita Ibrahimi e lindur në Tiranë në një familje të njohur artistësh e filloi aktivitetin koncertal në moshën dhjetë-vjeçare duke marrë pjesë dhe duke u nderuar me çmimin e parë në Koncertet e Majit në vitin 1980 dhe 1982. Në vitet në vazhdim ndoqi një seri koncertesh dhe çmimesh të fituara në konkurset kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button